Fillimi i 2018 do të ishte koha kur Klubi Vllaznia do të kalonte drejtë prizvatizimit kështu mendohej nga të gjithë tifozët e skuadrës kuqeblu duke ngjallur shpresa se kjo do të sillte edhe ringritjen e ekipit. Por kjo gjë duket se nuk do të realizohet pasi deri në fund të këtij sezoni Klubi Vllanzia do të jetë në dorë të Bashkisë Shkodër e kjo gjë u bë e ditur pas miratimit të buxhetit prej 550 milion lekësht të vjetra për vitin 2018 në mbledhjen e fundit të këtij viti të Këshillit Bashkiak.

Kështu kryebashkiakja e Shkodrës dhe njëkohësisht presidentja e Vllaznisë, Voltana Ademi, bëri me dije se shitja e aksioneve të klubit Vllaznia do të nis në muajin prill. Tashmë ekipi shkodranë duket se nuk do të privatizohet në janar të 2018 siç u paramendua pas deklaratës së ish presidentit Valter Fushaj i cili u shpreh i gatshëm për të blerë nga 51-75% të aksioneve të klubit. Kjo për fatktin se siç bëhet me dije tashmë ekipi i Vllanzisë është në fazën e vlersimit të aseteve të saj e kjo proçedurë duket se kërkon kohë më shumë nga sa mendohej dhe se pritet të përfundojë në muajin mars ose prill të 2018.

Por kjo situatë duket se përsëritet nga viti në vit pas po presidentja e Vllaznisë Voltana Ademi në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak Shkodër në vitin 2016 pati deklaruar që klubi Vllaznia do të privatizohej në vitin 2017 e kjo nuk ndodhi as këtë vit. Tashmë duket se deri në fund të kampionatit Vllaznia do të këtë si presidente sërish Voltana Ademin e në opinionin public kjo do të thotë se ekipi kuqeblu po rrezikon shumë me rënien nga Superioria në Kategorinë e parë.

Artikulli paraprakEDON HASANI ZGJIDH PROBLEMET ME VLLAZNINË
Artikulli tjetërDY SHQIPTARË KAPEN ME 18 KG HEROINË