Prej ditësh vijon të jetë e hapur tërheqja e dokumenteve në rrugë zyrtare për ankandin lidhur me privatizimin e Vllaznia sh.a që do jetë në datën 9 mars të këtij viti pranë bashkisë Shkodër. Ashtu siç ka paralajmëruar një prej atyre që ka tërhequr dokumentacionin është edhe ish-Presidenti i Vllaznisë Valter Fushaj, njëkohësh administrator i shoqërisë “Colosseo Construksion” sh.p.k. Ish-Presidenti Fushaj i është drejtuar me një ankesë lidhur me këtë ankand publik bashkisë Shkodër pasi kriteret e vendosura cilësohen si të padrejta por edhe në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Tashmë ankesa e shoqërisë “Colosseo Construksion” është dorëzuar në rrugë zyrtare pranë bashkisë Shkodër. Në këtë ankesë thuhet se “gjate pergatitjes se dokumentacionit te kerkuar nga ana juaj, konstatojme se jane vendosur kritere per kualifikim qe jane te paqarta dhe njekohesisht ne kundershtim me parashikimet e dispozitave ligjore ne fuqi”. Sipas ankesës në fjalë bashkia Shkodër ka vendosur kritere në kundërshtim me ligjin, diskriminuese dhe madje për të favorizuar evantualisht ndonjë subjekt të interesuar pasi është shkelur neni 29 i ligjit 9874 i 14 shkurtit 2008 “për ankandin publik”, ligj që përcakton qartësisht se cilat janë kriteret që duhet të vendosen në procedurën e hapur të ankandit publik nderkohe qe Bashkia Shkoder vendos kritere ekstremisht te ekzagjeruara dhe ne kundershtim me dispozitat ligjore duke mos pasur asnje arsyetim logjik dhe ligjor per vendosjen e tyre.

Nderkohe eshte shkelur edhe vendimi i Keshillit Bashkiak ne nentor te 2020 per shitjen e aksioneve te Vllaznia sh.a sepse aty thuhet qe forma e shitjes duhet te behet nepermjet procedures konkuruese procedure e hapur  Standard e Ankandit por bashkia Shkoder ka shtuar kritere shtese ne kundershtim me kete vendim te Keshillit Bashkiak te Shkodres. Te gjitha kriteret e vendosura nga Bashkia Shkoder bien ndesh me qellimin qe ka ligji per ankandet publike, konketisht, ajo qe konstatohet eshte shkelja e nenit 1/c per nxitjen e konkurences nepermjet subjekeve te interesuara, pasi po te ishte bere nje verifikim paraprak ne organet tatimore se cilat jane dhe sa eshte numri I bizneseve qe kane realizuar sponsporizime eshte shume I vogel per te mos thene nuk ekziston fare. Në këkët ankesë thuhet se “Vendosja e ketyre kritereve nuk siguron trajtim te barabarte per te gjithe, pasi favorizon ne menyre direkte subjektet e preferuar nga ana juaj”. Ne piken q te kerkesa per kualifikim eshte kerkuar qe subjekti pjesemarres duhet te kete kontrata, transaksione dhe eksperienca ne bashkepunimin, financimin ose menaxhimin e klubeve sportive, shoqerive sportive te futbollit apo sporteve te tjera te ngjashme, minimalisht ne tre vitet e fundit, pjese e veprimtarise te subjektit te publikuar ne QKB. Nese eshte percaktuar shprehja “Minimalisht”, normalisht qe te sqarohet edhe e kunderta e saj . Po “maksimalisht” deri kur eshte e lejueshme dhe e pranueshme per ju qe te ekzistoje nje eksperience e ngjashme.

Po ashtu eshte lene ne menyre evazive “percaktimi I sporteve te ngjashme” duke mos sqaruar se cilin prej sporteve do te vleresoj si te ngjashem Bashkia Shkoder, apo thjeshte do te bejë vleresimin vetem mbi baza subjektive duke favorizuar subjektin e saj preferencial. Eshte kerkuar qe te paraqiten dokumetacione sponsorizimi ne perputhje me legjislacionin tatimor, nderkohe qe legjislacioni tatimor e kushtezon ruajtjen e dokumentave kontabel  tatimor  per  nje periudhe 5-vjecare. Duke sjellë perjashtimin autamatik te subjekteve qe kane kryer sponsorizime ne periudha me te largeta se 5 vite. Perpilimi I dokumentave eshte bere ne menyre tendecioze duke te lene pershtypje sikur jane  vendosur  ne dem te ndonje subjekti dhe jo ne dobi te subjekteve te interesuara. Nuk eshte dhene as ndonje sqarim ne lidhje me fakin se cfare do te behet me detyrimet eventuale qe mund te kete SHOQERIA KLUBI I FUTBOLLIT “VLLAZNIA” SH.A.

Ne menyre qe te mos kete pengesa dhe paqartesi ne nenshkrimin e kontrates mes fituesit te ankandit dhe Bashkise Shkoder. Duke parë gjithë këto shkelje ajo që kërkohet është ndryshimi i kritereve të kualifikimit në këtë ankand në përputhje me ligjin ose në të kundërt do të ndiqet edhe në organe më të larta. Ndërkohë sipas burimeve kjo nuk është e vetmja ankesë sepse edhe të interesuar të tjerë kanë paraqitur ankesat e tyre duke patur thuajse të njëjtat qëndrime.