Shqetesimi i banorëve te Bashkise Vau Dejes per furnizimin me ujë të pishëm do të marrë fund brenda nje harku kohor të shkurtër.

Një fakt i tillë është bërë publik nga drejtues te Bashkisë Vau Dejës te cilet shprehen se ato janë në dijeni me një problem të tillë dhe se kjo situatë do të marrë zgjidhje shume shpejt. Nga ana tjetër, sekretari i këshillit Gentian Ndoj shprehet se do të ketë një organizim të ri të ndërmarrjes së ujsjellës kanalizime. Problemi i furnizimit më ujë të pishmë dhe rrjeti i kanalizimeve të ujrave te zeza është një problem jetik për komunitetin dhe në këtë kuadër Bashkia Vau Dejës po merr masat që ky institucion të funksionojë sic duhet dhe të jetë në shërbim të komunitetit.