Në kuadër të implementimit të projektit “Artizanët Za Lart”, e mbështetur nga Media For All, drejtues të Star Plus Television kanë zhvilluar sot një takim me përfaqësues të shoqatës së artizanëve në qarkun Shkodër. Në fokus të diskutimit ishin nevojat e tyre për t’u kthyer më të fortë në tregun aktual dhe mundësitë e promovimit që i ofrohen falë bashkëpunimit me Star Plus. Kryetari i Shoqatës së Artizanëve Zef Gjini tregon pritshmërinë e larta që ka nga ky projekt i cili zbatohet për herë të parë Shkodër.

Jetmira Kajoshi është artizania e cila prej kohësh merret me prodhimin e sapunëve. Zbatimi i këtij projekti është një mundësi më shumë për promovimin e biznesit të saj të ri.

Kultivimi dhe mbledhja e bimëve medicinale kërkon një punë të madhe, ndërsa vlerësimi për mbi 150 bimë që kultivohen në vendin tonë duket se ka rënë vit pas viti. Ndoc Bashota, është një nga artizanët që ndihet mjaft entuziast nga ky bashkëpunim.

Projekti “Artizanët Za Lart” zbatohet nga Star Plus Tv dhe Media For All me qëllim promovimin e punës së palodhur të artizanëve në qarkun Shkodër, të cilët gjatë periudhës së pandemisë u goditën jo pak ekonomikisht.