Shoqata Resurset Natyrore per Zhvillim, eshtë ndalur në tryezat me qytetarët pas gjetjeve qe jane bere ne terren sa i takon problematikave qe shqetesojne komunitetin.

Gjatë këtij takimi të zhvilluar në njësinë administrative në Gurin e Zi, jane renditur disa prej problematikave qe shqetesojne komunitetin. Nga ana tjetër, administratori i Njësisë Administrative në Gurin e Zi, Pjerin Marku, ka pranuar këto probleme por ai është ndalur tek financimi. “Resurset Natyrore për zhvillim” është një organizatë që operon në Shkodër dhe ky projekt është financuar nga projekti Lëviz Albania, i cili ka si qëllim rritjen e rolit të qytetarëve në vendinmarrje.