
Mos trajtimi me paga siç duhet sipas gradave, mospagesa e oreve shtesë si dhe vështiresitë në punë, janë disa prej problematikave që po hasin punonjësit e Insitucioneve të Vuajtjes së Dënimit të Veprave Panale në Shqipëri.Këto shqetësime ju prezantuan Drejtorit të Përgjithshem të Burgjeve Klevis Qose, gjatë një takimi që zhvilloi në Lezhë me Këshillin Drejtues të Sindikatës së Shërbimeve Policore të Shqipërise.
Nëntë insitucione të vuatjes së dënimeve penale në Shqipëri do të rikonstruktohen përgjatë vitit 2025 si dhe brenda muajit shkurt do të shpërndahen 14 autoambulanca të reja.Kështu u shprej Drejtori i Përgjithshem i Burgjeve Klevis Qose, sipas të cilit janë mbyllur të gjitha proçedurat dhe pritet të nisin investimet, ndërsa shtoi se po punohet edhe për digjitalizimin e të gjithë sistemit në burgje.
Në fund te këtij takimi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mori përsiper zgjidhjen e disa problematikave, siç është pagesa e oreve shtese si dhe sigurimi i vakthit ushqimor për punonjësit në burgje.