
Investimi i realizuar pak vite më parë në linjën kryesore nuk i ka dhënë zgjidhje problemeve me furnizimin me energji elektrike në zonën e Torovicës në Lezhë. Mjafton pak erë apo reshje shiu që energjia elektrike të ndërpritet për orë të tëra, duke u kthyer në një shqetësim serioz për banorët.Ata shprehen se nuk është ndërhyrë në kabinat dhe rrjetin dytësor, ndaj problematikat vazhdojnë të jenë prezente. Përveç errësirës, ndërprerjet e shpeshta u kanë shkaktuar dëme edhe në pajisjet elektro-shtëpiake.
Investimi në linjën kryesore elektrike të Torovicës në Lezhë është realizuar gjatë viteve të fundit, por për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare problematikës kërkohet ndërhyrje edhe në kabinat dhe linjat dytësore të pesë fshatrave të kësaj zone.
https://youtu.be/Akyc4wnwMJE






