Identifikohet defekti i rëndë në linjën e furnizimit me energji elektrike të stacionit të pompave në Dobraç, i shtrirë në rreth 5 km linjë furnizimi.
Si pasojë, është ndikuar drejtpërdrejt furnizimi me ujë të pijshëm i qytetit të Shkodrës, i cili prej disa orësh është ndërprerë.
Ekipet e OSHEE dhe OST ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht prej orësh për identifikimin e plotë dhe riparimin e defektit. Ndërkohë, po merret në shqyrtim një linjë alternative e përkohshme për furnizimin me energji elektrike të stacionit të pompave në Dobraç, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të shërbimit.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të krijuar, deri në rikthimin e plotë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Artikulli paraprakTRANSFERTAT KOMBËTARE NË EURO U RRITËN PËR TË TRETIN VIT RADHAZI NË 2025
Artikulli tjetërMOTI SOT PARASHIKOHET I KTHJELLËT! JA SI LUHATEN TEMPERATURAT