Moti i keq me reshje të dendura shiu ka krijuar probleme edhe në Lezhë.Sipas të dhënave zyrtare të Mbrojtjes Civile, deri në oret e paradites të së shtunës kanë rënë rreth 50 mm shi të shoqëruara me ere, duke krijuar situatë problematike në zonen turistike të Shëngjinit.

Krahas detit të trazuar me dallgëzim të lartë, reshjet e dendura të shiut përmbyten disa zona në Shëngjin.Kanalizimet nëntokesore nuk e përballuan nivelin e prurjeve, duke bërë që uji të dalë në siperfaqe në qender të qytetit, rrugen përgjatë shëtitores dhe atë të Kunes.

Niveli i ujit në disa pika arriti deri në 40 cm, duke vështiresuar lëvizjen e këmbësoreve dhe automjeteve.Ndërkohë dallget e detit dëmtuan sërish shëtitoren në zonen e Kunës në Shëngjin.

Gjithashtu nga moti i keq në Lezhë vijon të jetë i pezulluar lundrimi për të gjitha mjetet, ndërsa probleme ka dhe me furnizimin me energji elektrike kryesisht në fshatra.Grupet e punës të OSHEE ndodhen në gadishmeri dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në zonat ku ka probleme.

Artikulli paraprakSITUATA NGA RESHJET NË SHKODËR
Artikulli tjetërTENTATIVA E GRABITJES NË LEZHË