Moti i keq me erë të fortë dhe reshje shiu që ka përfshire qarkun e Lezhës gjatë oreve të fundit, ka krijuar një sërë problemesh në disa zona. Në disa fshatra të njësive administrative, banorët po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit shpërndares. Ndërkohë grupet e punës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ndodhen në terren prej oreve të mbrëmjes të së mërkures dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në zonat ku mungon.

Ndërkohë, edhe situata në bregdet paraqitet e rrezikshme për shkak të dallgëve të larta, të cilat kanë arritur deri në 4-5 metra. Autoritetet detare u bëjnë thirrje peshkatarëve dhe anijeve të vogla të shmangin daljen në det deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Sipas parashikimeve moti i keq do të vijojë edhe në orët e ardhshme, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile në të tre Bashkitë e qarkut Lezhë, Mirditë dhe Kurbin ndodhen në gadishmeri për ti paraprire çdo situate që mund të krijohet.

Artikulli paraprak“VAU I DEJËS SI DESTINACION TURISTIK”
Artikulli tjetërPD PREZANTON KLITI HOTIN DHE TEDI KOPLIKUN