Moti i keq me reshje të dendura shiu gjatë natës krijoi probleme në disa zona të qarkut të Lezhës.Në rrugën nacionale Skuraj–Burrel, pranë tunelit të Shkopetit, pati rrëshqitje gurësh dhe rënie pemësh, duke bllokuar qarkullimin për rreth një orë.

Pas konstatimit të rastit, menjëherë kanë ndërhyrë policia dhe firma e mirëmbajtje e rrugës, të cilët pastrun zonen ku pati rreshqitje guresh dhe rënie pemesh dhe normalizuan qarkullimin në aksin Skuraj-Burrel.

Edhe në lagjen “Nëna Tereza” të Lezhës vërshimi i ujerave, solli me vete sasi inertesh në rrugë, në pjesën ku po punohet për ndërtimin e ujëjellësit të ri.

Ndërkohë, reshjet e shiut dhe ulja e temperaturave boshatisën plazhin e Shëngjinit. Disa pushues u larguan, ndërsa të tjerë po qëndrojnë nëpër hotele deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Artikulli paraprakTRAFIK I RËNDUAR KËTË TË MARTE NË SHKODËR
Artikulli tjetërKALUËRI DEL NGA IZOLIMI