Mëngjesi me diell i së shtunës në Lezhë u pasua nga reshje të rrëmbyeshme shiu, të cilat nisën rreth mesditës dhe vazhduan me intensitet për rreth 45 minuta. Trafiku u bllokua, veçanërisht për automjetet që lëviznin drejt e nga Shëngjini, ndërsa rrugët kryesore u përmbytën nga vërshimi i ujërave.
Në qytet, disa hyrje pallatesh u izoluan pasi niveli i ujit arriti mbi 30 cm, duke e bërë pothuajse të pamundur lëvizjen e banorëve, ndersa Pas orës 13:00, intensiteti i reshjeve u ul, duke sjellë një normalizim të pjesshëm të situatës.
Situata e rënduar nga moti i keq ka sjellë edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, ku probleme janë raportuar edhe në zonën turistike të Shëngjinit. Autoritetet lokale po ndjekin nga afër zhvillimin e situatës për të marrë masat e nevojshme.Nderkohe Bashkia Lezhë ngriti një grup pune në gjendje gatishmërie dhe u bëri apel banorëve që të shmangin lëvizjet deri në përmirësimin e kushteve atmosferike dhe tejkalimin e situatës problematike. Situata e rënduar nga moti i keq ka sjellë edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, ku probleme janë raportuar edhe në zonën turistike të Shëngjinit. Autoritetet lokale po ndjekin nga afër zhvillimin e situatës për të marrë masat e nevojshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHQIPËRIA PËRFSHIHET NGA MOTI I KEQ
Artikulli tjetërBERBERI QË KA NUMËRUAR MBI 100 MIJË PRERJE FLOKËSH