Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme edhe në Mirditë.Prurjet e shumta të Lumin Fan i Vogël kanë gërryer rreth 1 hektarë tokë bujqësore në fshatin Kodër Rrëshen, duke dëmtuar edhe linjen elektrike.Bashkia Mirditë në Bashkëpunim me Operatorin e Energjisë Elektrike ka bërë të mundur spostimin e shtyllave dhe rivinien në fuksion të linjës elektrike, por situata mbete mjaft shqetësuese, pasi me këtë ritem të erozionit të krijuar nga rrjedha e lumit, mund të shembet dhe rruga kryesore e fshatit.
Situatë e ngjashme paraqitet dhe në afersi të fshatit Tarazh, ku prurjet e Lumit Zmeja kanë sjellë gërryrje të shumta, duke nxjerrë në siperfaqe në një gjatësi të konsiderueshme tubacionin kryesor të ujësjellësit dhe rrezikuar rrugen nacionale Rrëshen-Burrel.
Kryetari i Bashkisë Mirditë Albert Mëlyshi thotë se prejekti për mbrojtjen nga këta dy lumenj është gati prej kohësh, por ka munguar financimi nga strukturat qëndrore të emergjencave civile.
Përballë situatës së krijuar pritet të kryhet një ndërhyrje emergjente nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit në Bashkëpunim me Bashkinë Mirditë, për devijimin e shtratit të lumenjeve Fan i Vogel dhe Zmeja në pikat ku janë krijuar gërryrje.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ, NIS PËRMIRËSIMI I SITUATËS NË QARKUN LEZHË
Artikulli tjetërDY ZJARRE NË MIRDITË DHE KURBIN