
Me uljen e temperaturave, edhe lëkura si organi më i madh i trupit të njeriut përballet me probleme të ndryshme. Vjeshta dhe sidomos dimri ndikon ndjeshëm në shëndetin e saj.
Sipas dermatologes Aida Bajri, gjatë kësaj periudhe, individë të veçantë përballen me probleme të dermatiteve të ndryshme, të cilat kërkojnë ekzaminimin e specialistit. Sipas Bajrit, ekzema apo forma të psiriazave janë disa nga problematikat kryesore. Ndërkohë, tetori ka patur temperatura kryesisht të larta, duke shfaqur problemet tipike të verës.
Rrezet e diellit kanë ndikuar negativisht këtë muaj dhe padyshim edhe forma të tjera të sëmundjeve që lidhen direkt të. Në muajt e ftohtë duhet patur kujdes sidomos edhe me rrobat. Këta të fundit, sipas dermatologes Bajri duhet të jenë pambuku dhe të evitohen ato sintetike dhe leshi. Lëkura është njëri prej organeve më të ekspozuara të trupit të njeriut, sidomos ndaj kushteve klimaterike, të cilat në shumicën e rasteve ndikojnë negativisht nëse nuk trajtohen.






