Problemet e rrugëve nga përmbytjet, Dervishaj:Situatë problematike në veri

Ministri i Transportit Sokol Dervishaj ka inspektuar Rrugën e Kombit pas problemeve me përmbytjet ditët e fundit, që përfshinë të gjithë vendin. Ministri deklaroi se situata në veri është më problematike, por po punohet për rehabilitimin dhe mbajtjen e rrugëve të hapura. “Situata në veri të vendit është problematike sidomos në disa zona. Po punohet intensivisht për rehabilitimin e situatës dhe mbajtjen e rrugëve të hapura. Jemi duke monitoruar situatën jo vetëm në Veri por edhe në Jug ku ka pasur problematika. Kam një falenderim për gjithë ata persona që kanë punuar në këtë situatë” deklaroi ministri. Në Veri të vendit, por jo vetëm gjatë dy ditëve të fundit ka pasur disa bllokime aksesh rrugore nga rrëshqitja e dherave.

Artikulli paraprakKOMISIONERI ANTI-DISKRIMINIM,7 PRETENDENTE NE GARE
Artikulli tjetërPRESIDENTI NISHANI DEKORON 38 MARTIRET:NDJESE PER KRIMET E KOMUNIZMIT