Furnizimi me energji elektrike eshte kthyer ne shqetesim serioz per banoret e fshatit Barbullojë, në Lezhë. Prej mbrëmjes te së dieles, disa familje kanë mbetur në errësire si dhe ju jane djegur paisjet elektroshtepiake pershkak te luhatjeve te tensionit, duke ju rrezikuar dhe jeten ne banesa.Të revoltuar nga kjo situate e vazhdueshme, banorët dolën në proteste paraditen e kesaj te hene, duke deklaruarse problemi me energjinë elektrike eshtë i persëritur dhe tashmë përbën rrezik per jetën dhe sigurinë e tyre. Sipas tyre, pavarësisht ankesave tevazhdueshme, asnje investim nuk eshte kryer nerrjetin elektrik, i cili eshte i amortizuar dhe ne gjendje te renduar.
Pas problematikes së krijuar një natë më parë,perfagesues të Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë inspektuar nga afer situaten ne terren. OSHEE ben me dije se pritet te nisé puna per riparimin e defektit te shkaktuar, si dhe po shayrtohet mundësia e ndertimit te një linje të re elektrike, per t’i dhene zgjidhje perfundimtare problematikave në ketë zonë.

Artikulli paraprakSHKODËR, NIS KAMPIONATI I PING-PONGUT
Artikulli tjetërDONIKA NDOJ ZGJIDHET KRYETARE E PD LEZHË