Problemet e qytetareve shkodrane me faturat e ujit nuk kane te sosur.Nuk jane te pakte qytetaret qe vazhdojne te ngrene probleme te ndryshme me ndermarrjen e ujesjelles-kanalizime shkoder .

Kjo eshte Luce Marzogu nje grua ne moshe qe jeton ne lagjen e njohur te perashit pretendon se prej kohesh ka paguar faturat e nje tjeter personi pervec te sajave.Pavaresisht ngritjes se ketij problem prane ndermarrjes zonja ne fjale ka paguar per dy vjet e gjysem gati 350 mije leket te vjetra plus faturave te shtepise se saj.Ndermarrja e ujesjelles-kanalizime i ka kerkuar te paguaje edhe nje tjeter vit te prapambetur por qe tashme gruaja e moshuar refuzon ta paguaje per shkak se debia ndodhet ne emer te te njejtit person.Qe prej gjysmes se vitit 2010 e deri ne mbyllje te vitit 2012 Luce Marzogu dhe I biri I saj kane paguar dy fatura te ujit, njera prej te cilave me emrin e personit qe ato akuzojne ndaj refuzon te paguaje vitin e fundit te debise sic eshte 2013 I cili kap shifren e rreth 104 mije lekeve te vjetra .E thyer ne moshe zonja Marzogu e cila jeton e vetme shprehet se te ardhurat e vogla qe vine nga pensioni jane te paperfillshme ndersa akuzon ndermarrjen e ujesjellesit si pergjegjesja kryesore e kesaj ngaterrese.