Pas reshjeve me shi te rena gjate diteve te fundit permbytjet ishin prezente pothuajse ne gjithe shqiperine po ashtu dhe ne M.Madhe ku 10 shtepi jane perfshire nga permbytjet ne lagjen Rranx te njesise Kastrat.

Ne njesine administrative Gruemire Perroi i Banushit ka izoluar fshatin Hysaj gjithashtu dhe ne fshatin Jubice Perroi i thate ka izoluar banoret e Flakes. Dhe ne lagjen Kaldrun nje shtepi eshte perfshire nga permbytjet ku banori i kesaj shtepi zoti Nike Zekaj shprehet se ketu nuk ka patur asnje here permbytje por shkak jane bere punimet e fundit te bashkise M.Madhe ne rrugen e Kaldrunit .