Papa Françesku nuk do të jetë pjesë këtë vit në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën. Vatikani ka bërë me dije se për shkak të gjendjes shëndetësore udhëtimi drejt Skocisë është i pamundur.

Ai i është nënshtruar së fundmi një operimi në zorrën e trashë, në Romë. Vatikani ka thënë se delegacioni i tij do të jetë në Glasgou në vend të Papës.

Samiti i radhës për Klimën do të mbahet nga 31 tetori deri më 12 nëntor. Papa Françesku ishte planifikuar që të ishte në mesin e 120 liderëve botërorë që do të marrin pjesë në organizimin për të diskutuar mundësitë e zvogëlimit të emetimeve që shkaktojnë ndryshime klimatike.

Artikulli paraprakBILANCI I MSH: 445 QYTETARË TË INFEKTUAR DHE 7 HUMBJE JETE NGA COVID-19 NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetër“ATA QË PËRZUNË VOTËN E LIRË TË PD, KANË BËRË NJË DËM TË JASHTËZAKONSHËM”, BERISHA: BASHA DUHET TË LARGOHET. PARTIA TË RIMARRË VLERAT QË KA PASUR