Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Processing”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale për Hetimin, të Drejtorise Vendore te Policise Lezhë, kanë finalizuar fazën e dytë të këtij operacioni, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Nga hetimet janë identifikuar shtetasit M. Z. dhe E. Z. (vëllezër) dhe A. R., të cilët dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike dhe kanë prodhuar lëndë narkotike, me qëllim shitjen, në bashkëpunim me shtetasit P. M. dhe K. P., të arrestuar 1 javë më parë, në kuadër të fazës së parë të operacionit të koduar “Processing”, gjatë së cilës u sekuestruan rreth 33.7 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe u asgjësuan 220 bimë narkotike të kultivuara në fshatin Shtuf, Mirditë.Gjatë fazës së dytë, shërbimet e Policisë kanë gjetur afër një banese të vjetër në fshatin Shëngjergj, Mirditë, dhe kanë sekuestruar rreth 40 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, 4 automjete dhe 5 celulare që dyshohet se përdoreshin nga autorët për veprimtarinë kriminale.Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. R., 33 vjeç, M. Z. 34 vjeç, dhe E. Z., 38 vjeç, te tre banues në Mirditë.Operacioni policor i koduar “Processing” vijon, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminal, ndersa Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.

Artikulli paraprakDHUNË NDAJ BASHKËJETUESES, SHPALLET NË KËRKIM 44-VJEÇARI
Artikulli tjetërRUTTE: SHUMË I LUMTUR PËR TAKIMIN TRUMP-ZELENSKY!