
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, ka kallëzuar shtetasi H. Xh., 73 vjeç, banues në Shkodër, se shtetasi G. A., banues në Shkodër, i ka prishur rrjetën që rrethonte pronën e tij dhe i ka vjedhur disa materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin M. R., 64 vjeç, banues në fshatin Dobraç, pasi ka kallëzuar shtetasi Z. R., 74 vjeç, banues në fshatin Koplik i Sipërm, se shtetasi M. R. i ka dëmtuar rrethimin e tokës së tij, në fshatin Koplik i Sipërm.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasi P. A., 55 vjeç, se shtetasi N. A., 65 vjeç, banues në fshatin Lëpushë, i ka zaptuar banesën dhe truallin e tij, në fshatin Lëpushë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim pasi ka kallëzuar shtetasi P. D., 61 vjeç, banues në fshatin Koman, se dyshon që shtetasja P. Gj., 58 vjeçe, i ka dëmtuar rrjetën që rrethon pronën e tij.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


