Policia e Dibrës ka vënë në pranga 7 shtetas mes tyre edhe dy gra për shkak se përfituan 2 vite pension pasi falsifikuan dokumentat zyrtare duke ndryshuar moshën dhe kontributetet për vitet e punës të pakryera.

Burime nga policia e Dibrës bënë me dije se këta shtetas kanë përfituar padrejtësisht afro 3 milion lekë të cilat duhet ti kthejnë pranë drejtorisë rajonale të sigurimeve shoqërore. Aktualisht këtyre shtetasve u janë ndërprerë pensionet dhe materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.