Besimtarët katolik të Shirokës festuan Shën Rrokun, emrin e të cilit mendohet të ketë marrë kjo pikë turistike. Pasditen e djeshme u zhvillua proçesioni dedikuar këtij shenjtori. Ky proçesion nisi nga kisha e Shën Rrokut për në malin e Taraboshit dhe përfundoi në qendër të Shirokës. Pjesë e proçesionit ishte edhe Arqipeshkvi Metropolit Shkodër-Pult, imzot Angelo Massafra.
Me lutje e këngë fetare besimtarët katolik morën pjesë në kremtimin e procesionit për festën e Shën Rrokut që më shumë festohet nga banorët e Shirokës. Procesioni nisi nga kisha që mban emrin e shenjtorit Shën Rroku rrëzë malit të Taraboshit duke vijuar deri në qendër të Shirokës pranë liqenit të Shkodrës. I pranishëm në kremtimin e procesionit ishte edhe arqipeshkëvi Metropolit Shkodër-Pult, imzot Angelo Massafra….
Përpara procesionit u kremtua edhe meshë e shenjtë. Shën Rroku ishte një shenjt i cili thuhet se ndaloi përhapjen e sëmundjes së murtajës gjatë shtegtimit të tij në Europë ku mendohet se ka qenë pikërisht edhe në Shirokë, aty ku ndodhet edhe kisha që mban emrin e tij.
INSERT