
Është kapur dhe ndaluar nga policia e Këlcyrës 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Bëhet fjalë për shtetasin S.S., 18 vjeç, banues në fshatin Fratar, Përmet. Ndalimi i tij u bë pasi në datën 07.11.2019, në aksin rrugor Zyrat e Kuqarit-Seniçan, në një motoçikletë pa targa, e cila është në pronësi të shtetasit S.S.,
u gjet një qese me lëndë të dyshuar Cannabis Sattiva, me peshë 3.4 kg.
Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.






