
Ashtu sic është paralajmëruar nga sot të gjithë tregtarët produkteve ushqimore, kryesisht të mishit dhe bulmetit do të tregtohen me faturë tatimore
Në Shkodër tregtarët thonë se janë akoma të paqartë ne funksionimin e këtij urdhëri, pasi një pjesë e tyre janë shitës ambulant dhe nuk disponojne kasa fiskale
Ndërkohë në një dalje për mediat kryemministri Rama u shpreh se nga sot ka nisur aksioni në terren për konfiskimin e qumështit, bulmetit dhe mishit pa faturë
Urdhri i Kryeministrit është pasuar me një paralajmërim të qartë dhe të fortë nga ministri i Financave, Petrit Malaj dhe ajo e Bujqësisë, Anila Denaj që nga kjo e hënë, të gjitha produktet që tregtohen pa faturë të sekuestrohen menjëherë.
Aksioni do të shoqërohet me inspektime intensive, në tregje dhe pika të shumicës.






