Pas rastit të publikuar në media ku qoftet e prodhuara me mish derri dhe pastë pule, shiteshin për mish gjedhi, kanë reaguar qytetarët shkodranë.

Sipas tyre, duhet të ushtrohen më tepër kontrolle në lidhje me produktet dhe nënproduktet e mishit, pasi ushqime të tilla rrezikojnë jetët e tyre. Më parë në media u publikua një rast investigimi, ku në punishtet e përpunimit të mishit në Tiranë, qoftet prodhoheshin me pastë pule, stomak pule dhe dhjamë derri, ndërsa shiteshin si nënprodukte të mishit të viçit. Kjo ka rritur edhe më tepër vigjilencën e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, pasi prodhimi i mishit duke përdorur mbetje ushqimore, rrezikon jetën e qytetarëve.

Artikulli paraprakPARRUCË, KABLLOT ELEKTIKË, RREZIK PËR BANORËT
Artikulli tjetërGJYREZI: LOJTARËT E VLLAZNISË TË NDJEHEN TË BARABARTË