Të paktën 2 subjekte private në qytetin e Shkodrës janë gjobitur së fundmi nga Autoriteti Kombëtar I Ushqimit ne shumën prej 330 mijë lekësh të reja.

Këto dy masa administrative lidhen me tregtimin e produkteve të skaduara si dhe mos përmbushjen e detyrimeve të lëna. Ndërkohë, në daljen e tij për mediat, Erkoçaj iu rikthye problemit të tregjeve në qytet.

Ai tha se bashkia duhet të zgjidhë problemet e shumta të higjenës në tregjët e hapura. Dega Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër ka nisur prej ditësh një plan veprimin në qytet dhe pikat turistike.

Tek këto të fundit, gjatë kontrolleve janë paralajmëruar 8 subjekte, ndërsa gjatë gjithë sezonit ëshët parashikuar të monitorohen vazhdimisht 220 biznese sezonale.