
Trefishimi i kontributeve shoqerore dhe shendetesore per profesionet e lira kundershtohet nga kjo kategori qe preket drejtperdrejt
Sipas tyre ky eshte nje vendim i padrejte pasi shuma e percaktuar, pervecse diskriminuese eshte e paperballueshme per ta. Ata thone se ky vendim do te penalizoj aktivitet qe u perkasin ketyre profesioneve duke cuar ne mbylljen e shume prej tyre . Të vetëpunësuarit në profesionet e lira do të paguajnë deri në tre herë më shumë sigurime në shtet nga sa paguajnë aktualisht. Pas ndryshimeve të paketës fiskale në fund të vitit të kaluar, qeveria ka miratuar edhe vendimin që përcakton pagat referencë, mbi të cilat do të llogariten kontributet e profesioneve të lira.






