
Ky është Arben Anamali, kapiteni I anijes turistike I cili për të shpëtuar jetën e dy turistëve përfundoi në thellësinë e liqenit të Shkodrës. Ngjarja e një dite më parë, ka tronditur thellë opinionin public. Pavarësisht se prej 24 orësh po vazhdojnë kërkimet e polumbarëve ende nuk është bërë e mundur që të gjendet trupi I 51- vjeçarit. Star Plus mëson se Arbeni profesionin e lundrimit e kishte trashëgim nga babai, I cili vite më parë kishte bërë të njëjtën punë, si kapiten anije në liqenin e Shkodrës. Ndërkohë, dera e shtëpisë së Arbenit është hapur sot por askush nuk gjen forcën për të thënë nëse është hapur për mort apo pët të pritur një lajm që vetëm mrekullitë mund ta bëjnë. Në rrugën ku ndodhet shtëpia e Arbenit, duket se heshtja flet më shum se fjalët, ku askush nuk gjen forcën për të folur. Veprimi I kapitenit për të shpëtuar jetën e mysafirëve e për të sakrifikuar veten mbetet sa një akt heroik nga njëra anë dhe një akt I një njeriu që dha jetën për të ruajtur dinjitetin e një qyteti të tërë. Në këto momente, I gjithë opinion public është me zemër pranë familjes Anamali






