
Në ambjentet e Fakultetit Ekonomik në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u zhvillua një takim konsultiv në kuadër të dialogut mes akademisë dhe industrisë , me fokus përshtatjen e programeve të studimit me nevojat reale të tregut të turizmit dhe mikpritjes
Synimi i këtij takimi ishte forcimi dhe bashkëpunimi me aktorët e industrisë si dhe ndërtimi i një platforme të qëndrueshme komunikimi ndërmjet universitetit dhe sektorit privat
Për bizneset ky bashkëpunim është më se i nevojshëm pasi tregu i punës ka nevojë për puntorë të kualifikuar
Gjatë diskutimeve u trajtuan çështje që lidhen me përditësimin e kurrikulave në përputhje me zhvillimit e tregut , mundësia për praktika profesionale dhe bashkëpunime konkrete me bizneset






