Për kryeministrin Edi Rama, programi ekonomik i Partisë Demokratike është i dobët dhe karakter.

Deklaratës së tij i ka kthyer përgjigje lideri i opozitës Lulzim Basha.

Në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë blu, kryedemokrati u shpreh ky program nuk është një premtim por plan konkret pune i realizuar. Ndërsa shtoi se nga ky plan humb Rama dhe fitojnë shqiptarët.

Lulzim Basha: “Rituale çaveziane. Orë të tëra sulme ndaj opozitës, sulme ndaj gazetarëve, sulme ndaj ambasadorëve, sulme ndaj BE-së, sulme ndaj çdokujt, ne kemi vite që përgatisim ofertën tonë për shqiptarët. Jo premtime. Unë nuk bëj premtime. PD nuk bën premtime. Ky që është shpalosur është një plan pune konkret, të realizuar. Jo vetëm premtime boshe e të pambajtura që janë epitafi i qeverisjes 8-vjeçare, të dështuar të qytetarit të mërzitur nga ky plan.

Me këtë plan fitojnë shqiptarët. Me këtë plan fiton rinia. Me këtë plan fitojnë pensionistët, fiton shtresa e mesme, fitojnë fermerët, fitojnë profesionistët. Fitojnë mësuesit dhe pedagogët, stafi mjekësor, nga infermierët te sanitarët, te mjekët dhe farmacistët. Fiton Shqipëria, fitojnë të gjithë. Vetëm njëri nuk fiton. Me këtë plan humb Edi Rama”.