
204 aplikime janë regjistruar pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive në Shkodër, në kuadër të programit të vetëpunësimit për këtë vit. Drejtuesit e këtij institucioni e konsiderojnë këtë shifër të kënaqshme dhe me rritje të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar.
Sa i përket profileve më të kërkuara, sipas drejtorit Jana, dominon sektori i shërbimeve personale, teknologjia, dhe artizanati.
Aktualisht, programi i vetëpunësimit ka hyrë në fazën e dytë. Pas përfundimit të aplikimeve, po vijohet me trajnimin e kandidatëve, ndërsa në fazën pasardhëse do të bëhet edhe përzgjedhja finale e përfituesve nga ky program.






