
Programi i vetëpunësimit, i zbatuar nga Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësimit Profesional, po vijon për të pestin vit radhazi në Shkodër. Aplikimet për regjistrime do të jenë të hapura deri me 4 qershor
Drejtori I Drejtorisë Rajonale të Punësimit në Shkodër, Julian Jana bënë të ditur se projektet e propozuara nga aplikantët, për grantet e këtij viti, janë kryesisht të orientuara drejt shërbimeve në komunitet.
Këtë vit bëhet e ditur se ka pasur më shumë aplikime kjo me faktin e rritjes së vlerës së grantit, I cili është dyfishuar që nga viti i shkuar, që shkon deri në 1 milion lekë të reja nga 500 mijë që ishte vitet e mëparshme.
Gjatë katër viteve të para të zbatimit të programit, në qarkun e Shkodrës kanë përfituar nga grantet gjithsej 158 punëkërkues të papunë, ku 48 vetëm vitin e shkuar






