Të rinj të shkollave të Shkodrës dhe universitetit “Luigj Gurakuqi” janë bërë pjesë e projektit “Fuqizimi i të rinjve nëpërmjet sportit profesionist”. Të rinjtë që kanë pasion sportin e basketbollit në Shkodër kanë patur mundësi që të stërviten nga një staf i përzgjedhur profesionist ndërsa kanë zhvilluar edhe ndeshje të ndarë në ekipe të ndryshme. Ndeshjet që janë zhvilluar në mjediset e shkollës austriake në Shkodër “Peter Maringher” shprehet trajneri i basketbollit Herion Faslija i shërbejnë të rinjve.

Fillimisht ka qenë e vështirë për të grumbulluar të rinjtë që të bëhen pjesë e këtij projekti por më pas në bashkëpunim me shkollat dhe universitetin, nxënësit dhe studentët kanë patur interes.

Projekti “Fuqizimi i të rinjve nëpërmjet sportit profesionist”, financohet nga Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të programit “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022” në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“FESTIVALI FOLKLORIK LEZHA 2023”
Artikulli tjetërRRËFIMI I VEÇANTË I BEKIM BALAJ NË STAR KIDS