
Njesia Administrative e Bushatit prej nje viti po implementon projektin e 3R-ve e perzgjedhur nga Qeveria Japoneze dhe Qeveria Shqiptare si nje zone pilot sa i takon mbetjeve bujqesore.
Ne kete kuader, perfaqesues te Ambasades Japoneze, kane qene ne Bushat, ku jane takuar me kryetarin e Bashkise Vau Dejes. Perfaqesuesi i ambasades Japoneze ka shpjeguar edhe arsyet e kesaj vizite si dhe ka folur per ecurine e deritanishme te ketij projekti. Nga ana e tij Kryetari i Bashkise Vau Dejes, Zef Hila eshte shprehur se rezultatet e ketij projekti jane te dukshme per komunitetin sa i takon minimizimit te mbetjeve bujqesore. Projekti i 3R-ve ka nisur ne Maj te vitit te kaluar dhe do te permbyllet ne Maj te ketij viti, por gjate ketij takimi eshte diskutuar edhe per nje vazhdimesi te metejshme te ketij projekti ne territorin e Bashkise Vau Dejes.


