Bashkia Shkodër ka vene ne dispozicion të mediave të gjithë dokumentacionin për projektin e rehabilitimit të vijës liqenore në zonën e Shirokës.

Në dokumentin shpërndarë për media Bashkia Shkodër ben me dije se nje projekt i tillë është depozituar që në muajin Prill të këtij viti, ndërkohe që sot sillet si një gjetje e qeverisë për Shkodrën. Në bazë të projektit, do të këtë një nderhyrje të gjerë duke krijuar në një zonë të madhe të mbrojtur natyrore të vendosur në anën perëndimore të portit.

Ndërhyrja në portin ekzistues (ndërhyrja 10) përbëhet nga prishja e strukturave të papërdorura, eliminimi i pjesshëm dhe transformimi i objekteve të parkimit dhe transformimi i tarracave të restoranteve në një zonë përdorimi publik të pajisur me zona pushimi, tavolina pikniku dhe lehtësira për ushtrimin e Sporteve të ujit duke përfshirë një platforme për kajaket dhe anije të vogla. Ura e Bunës dhe Zona e Informacionit (ndërhyrja 11). Struktura e urës Buna dhe kuvertë e drurit do të restaurohen duke përfshirë disa zona me vende per t’u ulur dhe pika peshkimit.

Një rruge anesore e re për këmbësorët-biçikletat do të krijohet me një platformë shikimi që punon si pikë hyrje e re në rrugën e ecjes përgjatë liqenit. Ajo sigfuron informacion rreth rrugëve dhe veprimtarive të reja rekreative dhe kulturore të liqenit dhe ka një pamje mbi Kështjellën Rosafa dhe ish portin e lumit Buna, duke ofruar një ekspozitë të vogël në natyrë rreth kështjellës.

Një rrugë e re e malit për trekking dhe biçikleta (ndërhyrja 12) do të lidhet me rrjetin aktual të shtigjeve që kalojnë ne male. Do të shënohet me shenja që tregojnë kohën e ecjes, rrugët dhe nivelin e vështirësisë. Në fund të këtij projekti ku janë të specifikuara edhe detajet, evidentohet se një projekt i tillë është kërkuar nga Bashkia Shkodër ashtu sic u prezantua edhe në festën e liqenit nga vete kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi

Artikulli paraprakOSHEE PEZULLON DREJTUESIN E KOMPANISË NË PUKË
Artikulli tjetërBIMËT MEDICINALE, RAMA NDALET NË MALËSINË E MADHE