Në kuadër të 8 Marsit është inauguruar sot në Shkodër hapësira imersive edukative RedFrame360°, një projekt i realizuar në kuadër të iniciativave kundër dhunës me bazë gjinore.
Hapësira RedFrame360° synon të përfshijë të rinjtë në një përvojë edukative përmes materialeve filmike, rrëfimeve tematike dhe dialogut të strukturuar, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe nxitjen e empatisë mbi format e dukshme dhe të padukshme të dhunës me bazë gjinore.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të bashkisë, të arsimit, organizatave partnere dhe drejtues të shkollës, të cilët theksuan rëndësinë e edukimit të të rinjve përmes metodave bashkëkohore..
RedFrame360 pritet të shërbejë si një mjet edukimi për ndërgjegjësimin e të rinjve kundër dhunës dhe diskriminimit.

Artikulli paraprakADMINISTRATA E LEZHËS DHURON GJAK
Artikulli tjetërDRISHT, FERMERËT NISIN MBJELLJEN E QEPËS