
Ka nisur aksioni për prishjen e 10 objekteve të shpronësuara, në kuadër të projektit të hyrjes së qytetit të Shkodrës.
Forca të shumta të IKMT dhe të policisë, janë vendosur në hyrje të Shkodrës që nga ora 08:00 e së hënes.
Drejtori i IKMT Shkodër Emiljano Nika, tha se paralelisht po vijon edhe aksioni për pastrimin e liqenit dhe të shtratit të lumit Buna. Ai tha se deri tani nuk ka pasur rezistencë nga banorët.