Muzeu I dëshmisë dhe kujtesës në Shkodër do ti nënshtrohet një transformimi të plotë, ku do të sherbejë si një memorial dinjitoz për të gjirhë ata që kanë vuajtur, duke I dhënë qytetit një hapësirë për të kujtuar historinë e tij të vështirë.

Projekti në muze është i ndarë në katër ndërhyrje kryesore, duke ofruar një interpretim të plotë të rolit të qendrës së paraburgimit, krimeve të kryera atje dhe kontekstit historik. Arkitektura dhe ekspozitat janë të integruara për të krijuar një përvojë kohezive dhe të përfshirë që shpreh rëndësinë e vendit.

Burgu rikthehet në gjendjen e tij origjinale nga koha kur ishte funksional, me galerinë në nivelin e sipërm të hapur për vizitorët. do të rikthehen në gjendjen e tyre origjinale për të përmirësuar narrativën e vendit

Memoriali është një hapësirë publike e krijuar rishtazi, e dedikuar për të kujtuar viktimat dhe për të organizuar ceremonitë që deri tani zhvillohen brenda muzeut. Ai gjithashtu shërben si një hapësirë urbane e aksesueshme nga rruga kryesore, për të përkujtuar viktimat dhe duke theksuar rëndësinë e parandalimit për përsëritjen e ngjarjeve të tilla
Qendra e Edukimit dhe Hulumtimit është një hapësirë publike brenda muzeut, e dedikuar për të organizuar ekspozita të përkohshme, punëtori edukative dhe evente.

Artikulli paraprakTRANSFORMIMI I HYRJES NË SHKODËR
Artikulli tjetërKOLEKTORI NË QYTET, SALIHI: PUNIMET DREJT FUNDIT