Një vit më parë, nisi rrugëtimin projekti “Horizontet Digjitale të Transhumancës: Ruajtja dhe Promovimi i Trashëgimisë Etnokulturore të Alpeve Shqiptare për Zhvillim të Qëndrueshëm”, realizuar nga Universiteti i Shkodres dhe i mbeshtetur financiarisht nga Agjencia Kombetare e Kerkimit Shkencor dhe Inovacionit .

Pas një viti punë intensive, u be, ne Boge, përmbyllja e këtij projekti, permes konferencës shkencore studentore “Transhumanca në Alpet Shqiptare: Trashëgimi, Identitet dhe Perspektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm”.

Sipas profesoreshes, pjesë e ketij projekti, Dr. Rezearta Murati, gjatë këtij viti, projekti është zhvilluar përmes një serie ekspeditash dhe aktivitetesh kërkimore në terren. Ekipi i studiuesve ka udhëtuar në Vermosh, Lëpushë, Bogë, Razëm, Tropojë, Kukës dhe Mirditë dhe ka realizuar intervista me barinj, banorë dhe sipërmarrës lokalë, duke dokumentuar rrugët tradicionale të shtegtimit, praktikat e jetës pastorale, traditat, ritualet, leksiku i specializuar dhe kujtesa kolektive e komuniteteve që vazhdojnë ta mbajnë gjallë këtë trashëgimi. Mbi pesëdhjetë intervista, me qindra materiale fotografike, regjistrime zanore dhe video përbëjnë sot një bazë të rëndësishme dokumentare që do të shërbejë për kërkime të mëtejshme dhe për ruajtjen e kësaj pasurie kulturore.

Përfshirja e studentëve në kërkimin shkencor ka qene nje nga objektivat më të rëndësishëm të projektit, ndaj studentët janë bërë pjesë e leksioneve në terren, aktiviteteve studimore, proceseve të dokumentimit dhe i punes kerkimore-shkencore . Përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me komunitetet baritore, ata kanë pasur mundësinë të kuptojnë më mirë metodologjinë e kërkimit, rëndësinë e punës në terren dhe vlerën e trashëgimisë kulturore si objekt studimi shkencor. Konferenca shkencore studentore, e mbeshtetur nga AKKSHI-I “Transhumanca në Alpet Shqiptare: Trashëgimi, Identitet dhe Perspektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm” nepermjet prezantimeve te studenteve trajtoi tema që lidheshin me ruajtjen e trashëgimisë kulturore, vazhdimësinë historike të jetës baritore, ekonominë dhe transformimet shoqërore, gjuhën dhe kulturën e transhumancës, biodiversitetin, zhvillimin rural, turizmin e qëndrueshëm, rrugët kulturore evropiane dhe politikat e mbrojtjes së kësaj trashëgimie.

Në një kohë kur shumë praktika tradicionale përballen me sfida të mëdha për shkak të migrimit, ndryshimeve ekonomike dhe transformimeve shoqërore, studimi dhe promovimi i tyre bëhet një detyrë e rëndësishme akademike dhe qytetare.
Kjo Konference beri thirrje qe t’i kushtohet vemendje e vecante trashumances, pasi Transhumanca nuk eshte vetem pjesë e historisë sonë, por duhet të jetë edhe pjesë e së ardhmes sonë, pasi kontribuon fort në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, në ruajtjen e biodiversitetit dhe në forcimin e identitetit kulturor të zonave malore.

Artikulli paraprakNDRYSHIME NË POLICINË E SHKODRËS, IKËN GENTIAN BERBERI
Artikulli tjetërRRITET NUMRI I PUSHUESVE NË SHËNGJIN