
Në kuadër të projektit “Ryco Super Schools” ,shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” po realizon një bashkëpunim me një prej shkollave të mesme të qytetit të Novit Pazarit në Serbi
Ky projekt synon shkëmbimin kulturorë dhe nxitjen e bashkëpunimit mes nxënësve dhe mësuesve në rajonin e Ballkanit Perëndimorë, duke forcuar lidhjet edukative dhe kulturore
Pjesë e programit të ditës së sotme ishin gatimet tradicionale të dy vendeve
Ky aktivitet që është pjesë e projektit “Ryco Super Schools” , do të zgjasë 4 ditë, ndërsa pjesë u bënë nga 15 nxënës të dy shkollave nga te gjitha deget e studimeve






