
Seanca përmbyllëse e projektit “Youth for Youth” u zhvillua sot në Hotel Colosseo, ku u prezantuan rezultatet e nismës që synon përmirësimin e shërbimeve të shëndetit mendor për të rinjtë në qarkun e Shkodrës.
Drejtuesja e projektit, Megi Marku, tha se nisma ka krijuar një model të qëndrueshëm mbështetjeje për të rinjtë e prekur nga varësitë.
Aktualisht, në Shkodër janë 6 persona të prekur nga varësistë.
Gjatë aktivitetit u theksuan trajnimet e zhvilluara, seancat individuale dhe në grup, grupet e mbështetjes dhe fushatat ndërgjegjësuese në komunitet.
Projekti, i mbështetur nga UNESCO dhe The Seventeen, ka fuqizuar të rinjtë e diplomuar në psikologji dhe punë sociale për të ofruar mbështetje mendore për bashkëmoshatarët e tyre.






