Komisioni i Venecias ka njoftuar se Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, i është drejtuar zyrtarisht me një kërkesë për opinion mbi projektligjin “Për financimin e partive politike”.

Sipas njoftimit, me anë të letrës së datës 27 prill 2026, Peleshi ka kërkuar vlerësimin e Komisionit të Venecias lidhur me këtë projektligj, i cili synon rregullimin e kuadrit ligjor për financimin e subjekteve politike në Shqipëri.

Projekt-opinioni pritet të diskutohet dhe të miratohet në Sesionin e 147-të Plenar të Komisionit të Venecias, që do të zhvillohet më 12–13 qershor 2026.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBORDI RRIT ME 4 LEKË ÇMIMIN E NAFTËS, SHKON NË 201 LEKË/LITRI! BENZINA DO TË SHITET ME 187 LEKË/LITRI
Artikulli tjetërNDRYSHIMET NË LIGJIN PËR ARSIMIN, PRITET NJË TJETËR REFORMË, MINISTRJA KUMBARO: LIGJI DO TË PËRSHTATET SIPAS TREGUT TË PUNËS