Kryetari i Partisë Demokratike deklaron se Kushtetuta nuk lë asnjë hapësirë për një institucion për periudhën tranzitore apo prokuror të përkohshëm.

Lulzim Basha: Kushtetuta nuk lë asnjë hapësirë për periudhë tranzitore apo prokuror të përkohshëm. Zero mundësi, zero hapësirë. Çdo institucion është antikushtetues dhe ka zero vlerë. Vetëm KLP mund të marrë vendime që kanë të bëjnë me mandatin e kryeprokurorit. Kandidatët duhet të kenë kaluar vetingun” deklaron kryetari i PD-së në një bashkëbisedim me gazetarët.

Basha thotë se do të ndërgjegjësojë partnerët dhe ndërkombëtarët për atë që e quan “puç kushtetues” të Ramës. “Do të ndërgjegjësojmë partnerët dhe ndërkombëtarët për këtë puç kushtetues. Nuk do të pranojmë kurrë një shkelje flagrante të Kushtetutës” I pyetur të komentojë deklaratën e ambasadorit të SHBA-së Donald Lu, Basha në mënyrë diplomatike deklaroi:

“Nuk komentoj ambasadorin Lu, por personalisht nuk imagjinoj të bëjë thirrje kush të shkelë Kushtetutën. Kjo do të ishte jo vetëm pa sens por thikë në shpinë të reformës në drejtësi për të cilën kanë kontribuar edhe ndërkombëtarët. Eshtë paimagjinueshme të na kërkohet shkelja e Kushtetutës.

Basha ngre alarmin dhe thotë “Jemi në prag të një puçi kushtetues” dhe paralajmëron Ramën.

Artikulli paraprak“13 DHJETORI”, NJE DATË E NËPËRKËMBUR
Artikulli tjetërKRYEPROKURORI I PËRKOHSHËM/ RAMA I PËRGJIGJET BASHËS: KA BUDALLA QË TË BESON?