Për të identifikuar atentatorët e ngjarjes së ndodhur një ditë më parë janë marrë në pyetje prokurori Arjan Ndoja dhe i plagosuri Landi Muharremi. Ndoja ka treguar se ka qenë duke drekuar në një restorant dhe më pas aty ishte takuar me Landi Muharremin.

“Pasi kemi përfunduar drekën, jemi nisur për në Tiranë”, ka pohuar Ndoja duke pretenduar se nuk ka mundur të shohë ndonjë prej personave që i qëlloi.

Ndërkohë mjeti tip ‘Benz’ i gjetur në Ishëm dhe i dyshuar i përdorur nga autorët pritet që ditën e sotme t’i nënshtrohet një ekspertimi për të zbuluar nëse në të ka shenja gishtat apo faktorë të tjerë që mund të çojnë në identifikimin e tyre.

Artikulli paraprakRAPORTI I DASH: SHQIPËRIA “EFEKTSHMËRI TË ULËT” NË PARANDALIMIN E FINANCIMIT TË TERRORIZMIT
Artikulli tjetërKORÇA NUK GJEN PAQE NGA TËRMETET, REGJISTROHEN DISA LËKUNDJE GJATË NATËS. MË I FORTI….