Prokurori i antimafias italiane Federico Cafiero De Raho deklaroi se Shqipëria dhe Italia kanë krijuar skuadra të përbashkëta për të luftuar organizatat kriminale.

Ai tha se kriminaliteti shqiptar bashkëpunon me Ndrangheta, e cila nxjerr 30 miliardë euro në vit nga trafiku i kokainës

Federico Cafiero De Raho:”Kriminiliteti shqiptar ka lidhur marrëveshje punojnë shpesh në një territor të tërë europian, në portet e Europës së Veriut. Ndrangheta dhe ato shqiptare marrin sasi të mëdha kokaine të cilat më pas përkthehen në pasuri.

Në Itali bashkëpunon me Ndrangheten e cila nxjerr të paktën 30 miliardë euro në vit me trafikun e kokainës”
De Raho foli për një bashkëpunim të mirë, ndërsa theksoi se policia gjyqësore shqiptare është në gjendje të bashkëpunojë në mënyrat më të mira pa bërë që të rrjedhë ndonjë informacioni.

Federico Cafiero De Raho: Kemi ngritur skuadra hetimore të përbashkëta për të luftuar së bashku organizata kriminale shqiptare që zhvillon aktivitetin qoftë në Itali qoftë në Shqipëri.

Format e bashkëpunimit janë gjithmonë e më të përparaura.
Në një prej hetimeve që është zhvilluar në Itali, vendimi për paraburgim kishte të bënte me shumë shqiptarë. Shumë prej këtyre subjekteve janë shqiptarë me vendbanim në Shqipëri.

Këto vendim u zbatuan pa i përjashtuar këta persona edhe pse në Itali. Kjo tregon që policia gjyqësore shqiptare është në gjendje të bashkëpunojë në mënyrat më të mira pa bërë që të rrjedhë ndonjë informacioni.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak33-VJEÇARJA HIQET SI JURISTE DHE MERR 50.000 EURO PËR LIRIMIN E VRASËSIT
Artikulli tjetërNGACMOI SEKSUALISHT NXËNËSEN 11-VJEÇARE, DËNOHET ME 3.6 VITE BURG MËSUESI