Pas gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, edhe prokurori Dritan Prençi, i cili është një prej prokurorëve që po heton dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pritet të kalojë me sukses Vettingun, pasi nga hetimi i KPK ka rezultuar me një pasuri modeste.

Prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë pritet të konfirmohet në detyrë, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vlerësuar se ai ka pasuri të ligjshme dhe nuk ka kryer deklarim të rremë.

Nga hetimi i KPK, ka rezultuar se prokurori Prençi ka një apartament banimi 74 m2 në Kashar, të marrë me kredi, si dhe një makinë ‘Golf’ të blerë vetëm 50 mijë lekë.

Prençi ka apartament banimi 74 m2 në Kashar, të cilin e ka blerë me kredi. Ka një makinë tip ‘Golf’, me vit prodhimi 1998, të cilën e ka blerë 500 mijë lekë të vjetra. DSIK vlerëson se Prençi është i pastër.

Kemi bërë verifikime për prokurorin, ku rezulton se shtetasi H. P. e ka kallëzuar në vitin 2015. Për këtë kallëzim është vendosur mos fillimi i hetimit. Nga verifikimi ynë nuk ka indicie nga denoncuesi.

Raporti i KPK

Prokurori ishte i pranishëm në seancë, ku kërkoi konfirmimin në detyrë para trupës gjykuese të përbërët nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Suela Zhegu.

Ndërkohë, KPK do të japë vendimin përfundimtar për prokurorin Prençi më 7 qershor, ora 10:30. Dritan Prençi është pjesë e hetuesve të dosjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjithashtu, Prençi është prokuror dhe në dosjen e vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi. Ai është emëruar prokuror te Krimet e Rënda në kohën e Adriatik Llallës dhe është kandidat për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Artikulli paraprak“PRESIDENTI I PPE KËRKON LARGIMIN E XHAFAJT, PO BLLOKON HAPJEN E NEGOCIATAVE”
Artikulli tjetërMUNICIONET E PAPLASURA, XHAÇKA NË MAT: BRENDA 2019 ASNJË ZONË E RREZIKSHME NË SHQIPËRI