Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka thirrur sot Parlamentin për të miratuar zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm. Grupi i PS-se vendos të çojë për votim për kryeprokuror të përkohshëm vetëm kandidaturën e Arta Markut. Ndërkohë që dy emrat e kandidatëve të tjerë Ferdinand Elezi dhe Ermira Tafani nuk do të hidhen për votim.

Protesta brenda parlamentit ka të bëjë me kërkesën për heqjen nga rendi i ditës i zgjedhjes së prokurorit. Më pas do të bllokohet dhe foltorja. Ndërkohë në shesh para parlamentit krah protestuesve do të qëndrojnë 4 deputetë.

Artikulli paraprakZBARDHET IDENTITETI I AUTORIT TË VRASJES
Artikulli tjetërBASHA MBLEDH GRUPIN E PARLAMENTAR PARA NISJES SË PROTESTËS