Prokuroria Elbasan dërgon në Gjykatë administratorin e “KURUM”, Koray Zeytinoglu, drejtorin e blerjeve në këtë kompani, Yücel AKSU si dhe vetë kompaninë turke.

Çështja u hetua nga prokurorja Armanda Xhaferi. Ata akuzohen për “mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënd, si dhe “Pastrimi parash”, të kryer gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda. Kujtojmë që emri i Koray Zeytinoglu përmendej në SMS-të e zbardhura nga prokuroria, ku komunikonte me babain e Orest Sotës. Ky i fundit u arrestua në 1 nëntor në Elbasan, pasi i iku postbllokut të policisë, ndërsa në automjet iu gjetën 863 mijë euro si dhe dy patenta të Saimir Tahirit për mjete lundrimi. Në këto SMS, Koray dhe Sota bisedonin për blerjen e një sasie të konsiderueshme hekuri me kosto deri në katër milionë euro sipas asaj që ka deklaruar Lefter Sota, babai i Oerst Sotës. Orest Sota u la i lirë nga Apeli i Krimeve të Rënda pas lënies së një garancie prej 5 milionë lekë të reja. Në gjykatë kompania “KURUM” 1. Koray ZEYTINOGLU, i datëlindjes 17.06.1977, me shtetësi turke dhe shqiptare, i cili ka patur detyrën e Administratorit të shoqërisë tregtare “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, në kohën e aktivitetit kriminal 2011 – 2012; I akuzuar për kryerjen e veprave penale të: 1) “Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 143, pikat 2 dhe 3 të K.Penal, si dhe 2) “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të kryer gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 287, pika1, gërma (a), dhe pika 2, të K.Penal. 1. Yücel AKSU, i datëlindjes 09.01.1982, me shtetësi turke dhe shqiptare, i cili ka patur detyrën e Drejtorit të Blerjeve të shoqërisë tregtare “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, në kohën e aktivitetit kriminal 2011 – 2012;

I akuzuar për kryerjen e veprës penale të: 1) “Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 143, pikat 2 dhe 3 të K.Penal, si dhe ndaj 2. shoqërisë tregtare “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, me NIPT K02727230T, aktualisht me me zyrë qëndore: Tiranë, Njesia Administrative Nr.5, rruga “Ibrahim Rugova”, pallati nr.14 KT, “Green Park”, apartamenti nr.39, kati 6. E akuzuar për kryerjen e veprave penale të: 1) “Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 143, pikat 2 dhe 3 të K.Penal, si dhe 2) “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të kryer gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 287

Artikulli paraprakARRESTOHEN DY HAJDUTË TË ARMATOSUR
Artikulli tjetërKOMISIONI AD HOC PËR ZGJEDHJEN E KLP, PS DËRGON EMRAT NË KUVEND