Prokuroria do të ankimojë vendimin e Gjykatës së Lezhës që la të lirë kryebashkiakun Fran Frrokaj.Prokuroria e Lezhës thotë se ankimi në Gjykatën e Apelit do të bëhet pas zbardhjes së vendimit nga Shkalla e Parë.

Sipas Prokurorisë ankimi kundër lirimit të zyrtarëve do bëhet pas njohjes me argumentet e Gjykatës së Rrethit LezhëProkuroria thotë se “ka prova të mjaftueshme dhe për këtë kërkuam masë tjetër sigurie ‘Arrest me burg’”

Sipas vendimit të Gjykatës Frrokaj nuk do të largohet nga banesa e tij në lagjen “Besëlidhja” dhe nuk do të komunikojë me persona të me perjashtim te atyre qe bashkejetojne me ate.

Pas seances që zgjati mbi tre orë Gjykata vendosi “pranimin e pjesshëm të kërkesës së prokurorisë. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Fran Frrokaj me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe zëvendësimin e kësaj mase

me atë të “Arrest në shtëpi” me mbikëqyrje policore, duke urdheruar te dyshuarin Fran Frrokaj, te mos largohet nga banesa e tij ne qytetin Lezhe, lagjja “Beselidhja” dhe te mos komunikoje me persona te tjere me perjashtim te atyre qe bashkejetojne me ate.